Një person ka humbur jetën aksidentalisht pasditën e sotme në Devoll teksa po peshkonte. Dyshohet se grepi ka rënë në kontakt me tensionin e lartë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit O.H 37 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shuec, komuna Qendër. Ndërkohë Policia ka arritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.