INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dha dorëheqjen sot, zbulohen prapaskenat e Visho Ajazit dhe kryeministrit Rama

Dha dorëheqjen sot, zbulohen prapaskenat e Visho Ajazit dhe kryeministrit Rama

Publikuar më: 22:30 30-10-2017

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani zbulon një tjetër informacion nga dorëheqja e kreut të SHISH Visho Ajazi Lika. Manjani tha në Opinion se Visho Ajazi ia la dorëheqjen në tavolinë para 6 muajsh kryeministrit Rama, por ky i fundit kishte këmbëngulur që ai të rrinte në detyrë deri në momentin që do i kërkohej.
“Gjashtë muaj më parë Visho Ajazi i ka kërkuar dorëheqjen Ramës. Ia ka lënë në tavolinë. Vishos i është kërkuar të rrijë në detyrë. Mesa duket Ramës tani i duhej për të tërhequr vëmendjen nga çështja ‘Tahiri’”, deklaroi Manjani.
Ndërkohë që analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se ish-kreu i SHISH-it, do të shkojë si ambasador në Bruksel, si një marrëveshje kjo mes tij dhe kryeministrit Rama.

Article Logic
Execution time: 0.002683162689209