Një shtatë vjeçar me origjinë nga Kosova është therur në Zvicër, mbrëmë, duke shkaktuar edhe vdekjen e tij.
Personi që ka kryer këtë vepër të tmerrshme dështë një 75-vjeçare nga Baseli. Sipas medieve zviceriane, 7-vjeçari është rrëmbyer dhe më pas është ekzekutuar. Inicialet e tij janë publikuar nga 20min.ch, I.M.
“Nxënësi 7 vjeçar I.M, u vra brutalisht të enjten pasdite afër shkollës së tij”,- shkruan 20 min.
Gruaja që dyshohet se ka kryer krimin është vetëdorëzuar në polici dhe në prokurorinë e vendit ajo e ka pranuar se ka kryer krimin.