INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhjetëra të vdekur nga shembja e urës në Genova [VIDEO]

Dhjetëra të vdekur nga shembja e urës në Genova [VIDEO]

Publikuar më: 13:48 14-08-2018

Dyshohet se rënia e urës Morandi në Gjenova ka shkaktuar dhjetëra viktima. Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht numri i të vdekurve pasi njerëzit kanë mbetur të bllokuar në makina, nën rrënoja. Ekipet e emergjencës flasin për rreth njëzet automjete të përfshira në aksidentin e frikshëm. Disa të plagosur janë nxjerrë nga rrënojat dhe tashmë janë transportuar në spitalet lokale me helikopterë. Ministri i Brendshëm Mateo Salvini ka reaguar për ngjarjen e rëndë. "Falënderoj heronjtë që po punojnë për të shpëtuar jetët”. "Ne po ndjekim minutë pas minute situatën e rënies së urës së Gjenovës. Falënderoj 200 Zjarrfikësit (dhe të gjithë heronjtë e tjerë) të cilët tashmë po punojnë për të shpëtuar jetë"-tha Salvini.
Policia : "Makina të thërrmuara nën rrënoja"
Disa makina janë mbërthyer dhe grimcuar në rrënojat e urës së shembur Genoa, ndërsa disa makina të rënda përfunduan në përroin Polvecera. Kjo është ajo që raporton policia.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0040478706359863