Britania e Madhe është përfshirë nga një valë dhune. Krimi i rrugës nuk po njeh të ndaluar dhe therjet po bëhen të përditshme.
E përditshmja britanike The Times shkruan se shkak për këtë shpërthim dhunë është rritja e ndjeshme e aktivitetit të mafias shqiptare.
Gazeta citon një raport që thekson se mafia shqiptare e ka shtuar me 60 përqind aktivitetin e saj në tre vitet e fundit raporton Mapo.al
Ajo sjell kokainë nga Amerika e Jugut për në Britani.
Kjo periudhë e fuqizimit të mafias shqiptare të kokainës përkon edhe me shtimin e dhunës në rrugë, shkruan gazeta.