Policia ka arrestuar një 35-vjeçar nga Berati pas kallëzimit të bërë për ngacmim seksual.
Në pranga u vu shtetasi me inicialet S.T. 35 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Ngacmim seksual".
Ndërkohë në Kuçovë u arrestua një 55-vjeçar, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime të dukshme.