INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunohet dhe kërcënohet me jetë punonjësi i OSHEE, kalimtarët ndërhyjnë për të...

Dhunohet dhe kërcënohet me jetë punonjësi i OSHEE, kalimtarët ndërhyjnë për të...

Publikuar më: 18:18 27-11-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku përgjegjësi i OSSHE është kërcënuar me jetë dhe dhunuar fizikisht. Ngjarja ndodhi në qytetin e Përrenjasit. Burime zyrtare bënë me dije se është goditur për shkak të detyrës, shefi i Grupit Operativ te OSHEE Përrenjas, Reshit Karriqi.

Karriqi është goditur me grushte dhe mjete të forta nga shtetasi Artan Kokonozi banues në Përrenjas. Dhunuesi rezulton të ketë zaptuar me dhunë tri muaj më parë një ambient që është në pronësi të OSHEE.

Artan Kokonozi pasi e ka zaptuar këtë objekt që dikur ka shërbyer si zyrë e ndërmarrjes së ish elektrikut ka sistemuar familjen në të duke pretenduar se e ka kthyer në banesë në të cilin është ndërprerë energjia pas zaptimit nga Kokonozi.

Shefi i Grupit Operativ bashkë me Shefin e Agjencisë kanë bërë denoncim për zaptimin nga ky shtetas. Ky denoncim është bërë në Posten e Policisë në Përrenjas për rastin në fjalë.
Sot punonjësi i OSHEE, Reshit Karriqi në kohën që ka qenë duke u kthyer për në zyrë nga lagja Përrenjas Fshat ku kishte kryer manovrime në kabinën elektrike është sulmuar dhunshëm nga zaptuesi i zyrës së ish ndërmarrjes elektrike Kokonozi i cili i ka dalë përpara dhe e ka goditur në fytyrë dhe në trup.

Vetëm ndërhyrja e kalimtarëve ka arritur të frenojë agresorin pasi situata mund të përkeqësohej pasi agresori njihet edhe si person me probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë dhunuesi ka kërcënuar me jetë punonjësin e OSHEE dhe familjarët e tij si dhe ka dëmtuar për të disatën herë derën e kabinës kryesore elektrike në qytetin e Përrenjasit.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773