INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunohet në takimin e Bashës, policia jep detaje: Deputeti mori plagë, procedim autorit

Dhunohet në takimin e Bashës, policia jep detaje: Deputeti mori plagë, procedim autorit

Publikuar më: 18:00 09-07-2017

Policia e Matit ka shoqëruar në komisariat Demir Cupin 59 vjec, pas kallëzimit të deputetit aktual të PD Bedri Hoxha, i cili pretendon se është qëlluar më grusht nga 59-vjecari para hyrjes së Pallatit të Kulturës në Burrel, rreth 10 minuta para se Lulzim Basha të zhvillonte takim me strukturat e PD në këtë qytet, në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kreut të ri të PD në 22 korrik. Pas shoqërimit, policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj autorit të dyshuar. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe deputeti i PD ka marrë plagë të lehta.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 09.07.2017 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallzim shtetasi B.H, 49 vjeç, banues në Klos, ku ka deklaruar se rreth orës 13.10, të ditës së sotme, para hyrjes së Pallatit të Kulturës Burrel, për motive të dobëta e ka goditur me grusht shtetasi D.Ç, duke i shkaktuar plagë të lehta.

Menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.Ç, në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :

D.Ç, 59 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje’’, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833