INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunoi edukatoren në sy të fëmijëve, DAR merr masa ndaj drejtoreshës së kopshtit

Dhunoi edukatoren në sy të fëmijëve, DAR merr masa ndaj drejtoreshës së kopshtit

Publikuar më: 13:00 13-12-2017

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në kopshtin numër 8 në Korçë dhe fatkeqësisht në sy të fëmijëve të vegjël. Drejtoresha Laureta Asllani u akuzua për ushtrim dhune nga edukatorja Suzana Braimllari. Kjo e fundit pretendoi se gjithçka ndodhi ne sy te të vegjëlve.
Ngjarja është mbajtur e fshehte nga drejtuesit e kopshtit por ajo është bere publike menjëherë pas denoncimit te edukatores ne polici dhe dërgimit te saj ne spital ku ka mjekuar plagët.
Ditën e sotme, drejtori i DAR Kristaq Grabocka flet për incidentin dhe sipas tij janë marrë masa administrative për drejtoreshën dhe edukatoren të përfshira në sherr.
Sipas tij ligji parashikon paralajëmrim dhe pezullim nga puna, ndërsa rasti po shqyrtohet në të gjitha instancat.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877