Një tjetër ngjarje i shtohet marrëdhënies së komplikuar që ka Kryeministri Rama dhe ish kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika. Ky i fundit ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe mes urimeve të shumta dhe dhuratave që ka marrë, duket se ajo që i ka bërë Edi Rama ka pasur një simbolikë të fortë.
Kujtojmë se në muajin maj, Gjika ka folur ashpër për Ramën duke thënë “S’më përbalt dot, s’dua mëshirën tendë”.
Në ditën e ditëlindjes së Shpëtim Gjikës, kryeministri i ka dërguar atij një shishë vere, në letrën e të cilës shihet edhe një pikturë e Ramës. Një dhuratë e personalizuar kjo. Ndërkohë tani me këtë lëvizje, na lënë të kuptojmë se marrëdhëniet e tyre janë më të mira se ato të vitit të fundit.