INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi Rama – Basha me 1 Qershor në Kryeministri!

Takimi Rama – Basha me 1 Qershor në Kryeministri!

Publikuar më: 13:39 27-05-2016

Lulzim Basha u shpreh i gatshëm të ulet në një tryezë me Edi Ramën për reformën në drejtësi. I vetmi kusht për këtë takim për kryedemokratin ishte të mos kishte kushte.
E menjëherë ka ardhur reagimi Kryeministrit Edi Rama, i cili nëpërmjet një letre drejtuar Drejtoreshës së Kabinetit të Partisë Demokratike shpreh gatishmërinë për tu ulur në tryezë ditën e shtunë.
“Kryeministri është i gatshëm të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike që nesër në orën 11:00. Zoti Basha është sigurisht i mirëpritur të caktojë orën e takimit në çdo rast. Duke qenë se vendi i takimit është lënë në zgjedhjen e Kryeministrit, ai mund të zhvillohet në Sallën e Hartave, në godinën e Këshillit të Ministrave”.

Kur ende nuk kishin kaluar as 60 minuta ka ardhur dhe përgjigjja e selisë blu. Në letrën e Drejtoreshës së Kabinetëti të Partisë Demokratike thuhet se takimi mund të zhvillohet më datë 1 Qershor, pasi këto ditë lideri i demokratëve ka agjendë jashtë vendit.


“Për shkak të një agjente ndërkombëtare të konfirmuar më parë, Kryetari Basha është i mundur të realizojë takimin duke nisur prej ditës së mërkurë, datë 1 Qershor 2016. Për ditën, vendin dhe formatin e takimit jam e gatshme të vendim kontak menjëherë me ju për të nisur rakordimet e nevojshme”.

Por formati i takimit duket se është përzgjedhur parapakisht nga shefi i qeverisë, i cili thotë në letër:
“Kryeministri do të jetë i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Z. Fatmir Xhafaj, si edhe nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Z. Bashkim Fino. Zoti Basha është mëse i mirëpritur të vijë i shoqëruar sipas dëshirës së tij.
Por për cilat tema është i gatshëm të dialogojë Edi Rama?
“Në kuadër të këtij takimi, Kryeministri do të dëshironte të trajtonte sëbashku me Kryetarin e Partisë Demokratike, çështjen e Reformës në Drejtësi, atë të Reformës Zgjedhore dhe çdo çështje tjetër me rëndësi dhe interes të përbashkët”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031619071960449