INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dialogu Serbi-Kosovë. Zyrtarët apelojnë: “Kisha të mos bëjë presion”

Dialogu Serbi-Kosovë. Zyrtarët apelojnë: “Kisha të mos bëjë presion”

Publikuar më: 14:58 17-09-2017

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviç, pret nga Kisha ortodokse serbe, që të jetë partnere në dialogun e brendshëm për Kosovën. Mediat vendase raportojnë se ajo ka kërkuar nga kisha që të mos të bëjë presion mbi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, para fillimit të dialogut.
“Në këto bisedime pres që Kisha ortodokse serbe, si mbrojtëse shekullore e popullit dhe kulturës tonë në Kosovë, të jetë partner i mirë dhe me ndikimin e saj të ndihmojë në vendosjen e një lloji të ri të dialogut ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Pres që Kisha të mos bëjë presion mbi presidentin Vuçiç para se të fillojë dialogu për Kosovën”- tha Mihajloviç. Zëvendëskryeministrja serbe tha se të gjitha politikat e deritashme kanë bërë që situata të arrij deri këtu, që Kosova është gjithnjë e më larg Serbisë. “Në duhet një politikë e re, e mençur dhe racionale, të cilën do ta zbatojë presidenti Vuçiç dhe Qeveria e Serbisë”, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611