Një i ri është plagosur me tre plumba, pasi është përleshur me disa persona që tentuan t’i grabisinin banesën.
Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e shtetasit Adraman Selishtes, në Peshkopi.
Sipas policisë, personat kanë thyer dyert e banesës me qëllim grabitjen, por djali i shtëpisë, Arsen Selishta është përleshur me grabitësit duke u plagosur me tre plumba.
I plagosuri u dërgua në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.