Mbrëmjen e djeshme është djegur makina e ish-drejtorit të OSHEE në Tropojë. Bëhet me dije se makina e djegur i përket 47-vjeçarit Rustem Gjonaj.
Rustem Gjonaj është arrestuar rreth 4 vite më parë nga policia, pasi në kohën kur drejtonte institucionin është kapur duke vjedhur energji elektrike.
Sipas policisë makina e Gjonajt ka qenë e parkuar në lagjen "Dardania", para banesës së tij. Për fat të mirë nuk ka të lënduar por vetëm dëme në makinë. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.