INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Digjet makina e politikanit serb në Mitrovicë

Digjet makina e politikanit serb në Mitrovicë

Publikuar më: 14:18 28-07-2017

Në Mitrovicë ka ndodhur një incident. Policia tha është djegur në rrethana të paqarta, makina e politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviç. Ai është kryetar i Nismës qytetare "Serbia, Demokracia, Drejtësia”. Makina është djegur në veriun e Mitrovicë të banuar me shumicë serbe. Policia beson se makina është djegur qëllimshëm dhe rastin po e trajton si vepër penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm", por nuk dihet asgjë ende për motivet apo autorët e mundshëm të incidentit.
Oliver Ivanoviç aktualisht është në rigjykim nën akuzat për krime lufte kundër popullatës civile.
Në janar të vitit 2016, një gjykatë e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me nëntë vjet heqje lirie nën akuzat për “krime lufte kundër popullatës civile”.
Në muajin shkurt të këtij viti, çështja u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit në Kosovë.
Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në zgjedhjet për pushtetin lokal të vitit 2013, ishte kandidat për postin e Kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168