INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Diktatori i fundit! Dashamir Shehi krahason Ramën me Enver Hoxhën [VIDEO]

Diktatori i fundit! Dashamir Shehi krahason Ramën me Enver Hoxhën [VIDEO]

Publikuar më: 16:41 29-10-2018

Dashamir Shehi shpërthen kundër kryeministrit Edi Rama. teksa e akuzon se ka vënë nën kontroll të gjitha institucionet e pavarura, Shehi e krahason kryeministrin me diktatorin Hoxha.
Dashamir Shehi:
“Ky është bërë i gjithëpushtetshëm. Praktikisht ky është Enver Hoxha në kohët moderne se tani në burg si Enveri me 55 nuk na fut dot. Po edhe atë e ka shpikur ajo mendja e djallëzuar me ligjin antishpifje”.
Madje ai nuk nguron që ta krahasoje kreun e qeverisë shqiptare me liderë të lindjes.
Dashamir Shehi:
“Në kushtet e demokracisë këto janë diktatores. Nuk ka më diktatorë si një herë e një kohë si Stalini as Enver por ama diktatorë të kësaj natyre tjetër siç është Putini dhe Erdogani. Këto janë forma për tu qeverisur por nuk kanë lidhje me demokracinë”.
E kur thotë këtë Dashamir Shehi ka parasysh vënien nën kontroll të kryeministrit të të gjitha institucioneve të pavarura.
Dashamir Shehi:
“Sistemin gjyqësor gjysmën e ka shkatërruar gjysmën e ka fut nën kontroll, prokurorin e ka vendosur ky me 71 vota, gjykatat i ka shkatërruar, institucionet që duhet të ishin të pavarura financiare Banka, AMF etj, i ka futur të gjitha nën kontroll dhe i ka shpërndarë midis pazarxhinjëve të vet”.
E në përfundim Shehi thotë se kjo është një lavdi boshe për kreun e shumciës, por kjo sipas tij ka ndikim negativ për qytetarët shqiptarë.
Dashamir Shehi:
“Për sa kohë i shkojnë pas le ta gëzojë lavdinë e tij boshe ndërsa ky popull do të mbajë lugën e tij bosh”.

Article Logic
Execution time: 0.0035691261291504