INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dilema publik apo privat! Universitetet publike hapin dyert për transferime [VIDEO]

Publikuar më: 15:08 19-09-2017

Universitetet shtetërore i druhen rrjedhjeve të mundshme të maturantëve të mirë drejt dyerve të privatit. Pasi një vit më parë kaosi që u krijua në procedurat e pranimit në universitet bëri që shumë nxënës të mirë të mos regjistroheshin tek universitete publike nga frika se nuk do fitonin degën e preferuar. E në këto kushte Dekani i Ekonomikut, Dhori Kule gjatë një interviste për IN News këtë vit iu drejton një ftesë atyre, që lanë pa dëshirën degët e ekonomikut publik në Tiranë.

“Jemi të hapur për transferimet kush do të vijë të vazhdojë vitin e dytë në fakultetin e ekonomikut mund të aplikojë. Po kriteret janë të forta,” tha Kule.
Ndërsa për ndryshimet, që pësoi këtë vit procesi i pranimit në universitete ku kriteret finale i përcaktuan vetë fakultetet, Kule thekson se cilësia e studentëve tek degët e ekonomikut është përmirësuar dhe vetëm në fazën e parë janë plotësuar 94% e kuotave.
“Kemi maturantë me mesatare nga 10 deri në 8.8. Këtë vit prurjet shumë cilësore,” shton Dekani Kule.
Gjithësesi profesor Kule sqaron se ka ende shpresë për maturantët, që s’kanë mundur dot të regjistrohen, pasi ka dhe mbi 90 vende të lira në degë të ndryshme të Fakultetit Ekonomik.

Article Logic
Execution time: 0.0019409656524658