Një ngjarje e rëndë është shënuar në Karaburun këtë të martë. Sipas të dhënave një shtetas ka mbetur i lënduar nga lënda plasëse e hedhur në det nga një gomone që kryente peshkim me dinamit pikërisht në zonën e mbrojtur të Karaburunit në Vlorë. Mësohet se Ilir Ahmeti nga Orikumi i Vlorës ishte zhytur në thellësi me bombol kur në det është hedhur një sasi lënde plasëse, dinamit.
Drejtoresha e Zonave të Mbrojtura në Qarkun Vlorë, Lorela Jazaj thotë se personi ka dëmtime në aparatin e dëgjimit dhe në mushkëri. Një person është i dyshuar, ndërsa ky është rasti i parë i evidentuar gjate këtij sezoni turistik
Lorela Jazaj:
“Në momentet që flasim është një rast sporadik. Policia na ka konfirmuar se një person është në hetim. Më përpara ka qenë probleme por ka ardhur duke u reduktuar.
Ndërkohë mësohet se Ahmetit i është dhënë ndihma e parë nga autoritetet e pikës së shërbimit të zonave të mbrojtura në zonën e Shën Janit në Karaburun dhe më pas është njoftuar policia. Nga spitali i Vlorës mësohet se Ameti është jashtë rrezikut për jetën.
Dinamit në det, plagoset zhytësi në Karaburun