INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Diplomati amerikan lëshon “bombën”: Shqipëria burim droge, ja pse proteston opozita [VIDEO]

Diplomati amerikan lëshon “bombën”: Shqipëria burim droge, ja pse proteston opozita [VIDEO]

Publikuar më: 14:25 19-03-2017

Shqipëria është vënë në qendër të “sulmeve” nga SHBA në lidhje me çështjen e drogës. Diplomati amerikan, Adam Ereli, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Fox Neës ka komentuar situatën kaotike ,në të cilën ndodhet Evropa.

Ereli është ndalur te çështja e drogës në Shqipëri, duke e cilësuar vendin tonë si prodhuesin numër një të marijuhanës në Europë. Sipas tij, kjo ka bërë që qytetarët të dalin në protestë kundër lidershipit aktual në pushtet.

“Një shembull konkret për këtë është ajo çka po ndodh në Shqipëri në vitin e fundit. Shqipëria është bërë vendi kryesor në prodhimin e drogës së marijuhanës, duke sjellë para të mëdha droge nga Evropa, si dhe lidhja e lidershipit shqiptar me Rusinë ka çuar në protesta në atë vend prej javësh”, tha Ereli për Fox News.

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727