INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dita botërore e dhurimit të gjakut e gjen Shqipërinë me mungesa…[VIDEO]

Publikuar më: 11:00 14-06-2017

Edhe këtë vit dita botërore e dhurimit të gjakut i ka gjetur të sëmurët me sasi të limituara. Në Bankat e gjakut kanë pak rezerva dhe nevojat në vendin tonë kurrë nuk janë plotësuar. Tani në stinën e nxehtë dhe vëmendja e dhuruesve është mjaft e ulët pasi marrin pushime. Ndaj dhe Kryqi i Kuq organizon dhe më shumë fushata për dhurim vullnetar të gjakut. Po gjithësesi nevojat do vijnë duke u shtuar, pasi në verë dhe numri i aksidenteve dyfishohet dhe shumë ndërhyrje kërkojnë gjak shtesë. Në vendin tonë edhe pse prej vitesh përpjekjet për sensibilizim të popullatës për sa më shumë dhurime s'kanë munguar sërisht kultura për të ndihmuar të sëmurët nuk është evidente. Janë kryesisht familjarët e tyre që dhurojnë gjak dhe ka dhe persona që e shesin atë.
Të dhënat e censusit e përforcojnë këtë, pasi rreth 0.9% e popullatës shqiptare dhuron gjak, pra ka afro 9 dhurime gjaku për 1000 banorë. E që të plotësohen të gjitha nevojat duhet që të paktën të realizohen 20 dhurime gjaku për 1000 banorë. Vetëm në Tiranë gjatë një jave në spitale përdoren rreth 540 njësi gjaku.
Ndërsa për pacientët me talasemi përdoren aktualisht rreth 110 njësi gjaku në javë në kryeqytet dhe në Lushnjë e në Fier afro 200 të tjera. Për sëmundjet e brendshme dhe sëmundjet e tjera të gjakut përdoren rreth 70 njësi gjaku në javë dhe tek pacientët që operohen përdoren rreth 150 njësi gjaku në javë. Kurse për pacientët me trauma dhe aksidente automobilistike përdoren afërsisht 30 njësi gjaku në javë.  E të gjitha këto kryesisht janë dhurime nga familjarë të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0025699138641357