INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dita e Familjes! A po degradon ajo shqiptare? [VIDEO]

Publikuar më: 12:21 15-05-2017

Familja dhe ruajtja e vlerave te saj, ka qenë një tipar shqiptar ndër vite. Ndaj tre dekada më parë divorcet numeroheshin me gishtat e dorës. Në ditët e sotme shumë familje po shpërbëhen, duke shënuar nga viti në vit numër shumë të lartë divorcesh.
Dita botërore e familjes e gjen Shqipërinë me mijëra divorce, ku vetëm në Gjykatën e Tiranës në 2016, janë kryer mbi 1820 procedura divorci. Aq i lartë ishte numri i tyre, sa 2016 u cilësua edhe si viti i divorceve për Gjykatën e Tiranës, pasi numri ishte më i lartë se në 2015, me rreth 600 më shumë.
Sipas të dhënave statistikore rezulton se rritja e numrit të divorceve ka si shkak kryesor, gjendjen e ekonomike të çifteve, e cila bëhet shkak për grindje e dhunë dhe më pak në numër rezultojnë divorcet për shkak të tradhëtive. Po kështu dhe dhuna ndaj të vegjëlve ka dëmtuar blancat e familjes së shëndoshë.
15 maji është dita e familjes që prej viti 1993 e u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me qëllim inkurajimin e vendeve anëtare që të identifikojnë nevojat për fuqizimin e familjes si institucion. Po në fakt për vendin tonë kjo nuk ka ndodhur dhe këtë e tregojnë divorcet apo dhe dhuna në masë.

Ndiqni lajmet në IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0014839172363281