Sot është dita e Jetimëve, ku janë zhvilluar disa aktivitete ndërsa krerët më të lartë të shtetit duke filluar nga Presidenti Ilir Meta kanë bërë thirrje për më shumë përkujdesje ndaj tyre.
Ndërkohë që kreu i shtetit ka publikuar edhe një video në faqen e tij në Facebook duke kënduar këngën "Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime".
Bashkë me të janë aktorja humorit Marjana Kondi, aktori Marin Orhanasi dhe këngëtari Kozma Dushi.
"Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime" Me të mëdhenjtë e skenës dhe muzikës, Marjana Kondi, Marin Orhanasi dhe Kozma Dushi, përshëndetëm sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve, të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, me një nga perlat e këngës shqiptare" shkruan Presidenti.