INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e Verës. Shikoni akset rrugore ku nuk mund të kaloni

Dita e Verës. Shikoni akset rrugore ku nuk mund të kaloni

Publikuar më: 09:18 14-03-2017


Nga mbrëmja e ditës së hënë e deri në mbrëmje vonë të datës 14 mars kryeqyeti do të “ndizet” nga atmosfera festive me rastin e 14 marsit, Ditës së Verës. Natyrisht për pasojë do të ketë edhe kufizive të lëvizjes së automjeteve në disa akse rrugore. Policia sqaron se nga ora 22:00, e datës 13.03.2017, deri në orën 23:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Sheshin “Skënderbej” deri në kryqëzimin me bulevardin “Zhan D’Ark”
– Rruga “Myslym shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
-Nga ora 07:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:
– Rruga “Hoxha Tahsim”, nga kryqëzimi me rrugën “Beqir Luga” deri tek Sheshi “Avni Rustemi”
– Rruga “Luigj Gurakuqi”, nga Sheshi “Avni Rustemi” deri tek kryqëzimi me Rrugën e “Barikadave”
-Nga ora 10:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:
– Sheshi “Nënë Tereza”
– Rruga “Brigada e VIII”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Vaso Pasha”
– Rruga “Pjetër Bogdani”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”.
Ndërkohë uniformat blu të kryeqytetit bëjnë të ditur se ka marrë të gjitha masat per sigurinë e aktiviteteve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229