INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita Ndërkombëtare e SIDA-s. OBSH: 160 mijë të prekur gjatë vitit 2016 në Evropë [VIDEO]

Dita Ndërkombëtare e SIDA-s. OBSH: 160 mijë të prekur gjatë vitit 2016 në Evropë [VIDEO]

Publikuar më: 15:20 01-12-2017

Shqipëria është ende larg rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me trajtimin dhe parandalimin e infeksionit HIV. Të dhënat e publikuara në Ditën Ndërkombëtare të SIDA-s, tregojnë se vendi ka probleme me testimin vullnetar për HIV i cili është në zhvillim ndërkohë që trajtimi i personave të infektuar nga kjo sëmundje e rëndë lë shumë për të dëshiruar. Raporti zbulon se “pacientët me AIDS në Shqipëri nuk gëzojnë shëndet të mirë dhe janë në rrezik të lartë për zhvillimin e sëmundjeve serioze”. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve publikuan këtë javë të dhënat për 139 vende për zbatimin e politikave për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjes.  Në raport konstatohet se numri i njerëzve të rinj të diagnostikuar me AIDS në Evropë ka arritur nivelin më të lartë në vitin 2016. 160 mijë njerëz janë prekur me virusin, vitin e kaluar. Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.  Të dhëna edhe më shqetësuese publikohen për fëmijët. Rreth 2.1 milion fëmijë në botë jetojnë me AIDS, kryesisht në Afrikën Sub-Sahariane. Më pak se gjysma e tyre kishin akses në trajtimin e HIV në vitin 2016. Trajtimi ka qenë vazhdimisht më i ulët tek fëmijët 43% kundrejt 53% e të rriturve. Kjo pabarazi është pjesërisht për shkak të ritmit të ngadaltë të futjes së diagnostifikimit inovativ dhe ilaçeve për të mundësuar identifikimin në kohë dhe trajtimin e fëmijëve që jetojnë me HIV.

Article Logic
Execution time: 0.0039148330688477