INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditëlindja e PD. Klevis Balliu: ‘Duhet një dhjetor i dytë’ [FOTO]

Ditëlindja e PD. Klevis Balliu: ‘Duhet një dhjetor i dytë’ [FOTO]

Publikuar më: 12:38 11-12-2017

11 dhjetori shënon lindjen e partisë së parë opozitare, asaj të Partisë Demokratike pas lëvizjes studentore të nisur më 8 dhjetor të 1990. Deputeti më i ri në Partinë Demokratike Klevis Balliu përmes një statusi në facebook thotë se vendit i duhet një dhjetor i dytë për shkak të qeverisë së krimit në pushtet.

Klevis Balliu:
“Sot është dita më e rëndësishme për Partinë Demokratike. Dita e lindjes së saj, e bashkë me të dhe dita e lindjes së shpresës për vendin tonë.
Themelimi i PD 27 vite më parë ishte ogur i mbarë për Shqipërinë dhe demokracinë.
Të gjithë demokratët sot duhet të ndihen krenar për atë që i sollën vendit.
Por sot sërish kemi një detyrë të rëndësishme: TË MBROJMË DEMOKRACINË DHE LIRINË përballë qeverisë së krimit.
Vendit i duhet një DHJETOR I DYTË për të garantuar të ardhmen europiane.
Të gjithë demokrateve dhe shqiptarëve ju uroj GËZUAR këtë ditë”.

klevis.png

 

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277