Një 31 vjeçar është shpallur në kërkim me akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale më të mitur. Është policia e Divjakës e cila ka shpallur në kërkim një 31 vjeçar me inicialet Sh. P. Uniformat blu bëjnë të ditur se shtetasi Sh. P, në datën 5 maj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur me iniciale L.N. Sipas të dhënave të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e divjakës rreth dy javë më parë. Nga të dhënat paraprake mësohet se shtetasi Sh. P është banues në fshatin Xeng të Divjakës.