INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Divjakë, pronari vret me çifte 42-vjeçarin, i ngacmoi gruan në lokal

Divjakë, pronari vret me çifte 42-vjeçarin, i ngacmoi gruan në lokal

Publikuar më: 09:18 12-12-2017

Një vrasje ka ndodhur në një lokal në fshatin Goricaj të Divjakës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30 në lokalin e Petrit Toromani, i cili e administronte së bashku me bashkëshorten e tij. Viktima është Judmir Llupo 42 vjeç, nga Goricaj. Sipas policisë viktima ka qenë në lokalin e Toromanit duke konsumuar alkool ku në një moment ai ka nisur të debatojë me pronarin. Shkak për debatin dyshohet se ka qenë ngacmimi që klienti i ka bërë bashkëshortes së Toromanit. Burime nga policia bëjnë me dije se ngacmimi ka ndodhur në sy edhe të klientëve të tjerë. Në këto momente pronari i lokalit është ngjitur në shtëpi të cilën e kishte mbi lokal dhe ka marrë një armë gjahu dhe ka nisur të qëllojë nga jashtë lokalit mbi 42-vjeçarin duke i shkaktuar atij plagë të rënda në trup. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Lushnjës por ka ndërruar jetë rrugës. Policia e cila u njoftua pas ngjarjes mbërriti në vendngjarje ku është bërë dhe ndalimin e autorit si dhe shoqëroi të gjithë të pranishmit në lokal për ta zbardhur të plote ngjarjen. Sipas policisë viktima njihej si person i alkoolizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036401748657227