INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali i deputetes vë parrullën “Basha IK” tek selia e PD? [FOTO]

Djali i deputetes vë parrullën “Basha IK” tek selia e PD? [FOTO]

Publikuar më: 11:52 28-06-2017

Gjatë mbrëmjes së 26 qershorit, ndërkohë që rezultati sa vinte e bëhej më dëshpërues për Partinë Demokratike, kanë filluar protestat e para kundër kryetarit Lulzim Basha.

Një parrullë me shkrimin “Basha IK” u vendos në selinë e Partisë Demokratike, dhe tashmë zbulohet se nga kush ishte autori. Opinion.al bën me dije se ishte Genar Topalli, djali i ish kryerares së parlamentit dhe një prej figurave më përfaqësuese të PD, Jozefina Topalli. Mësohet se 22 vjeçari është parë nga të pranishëm ndërkohë që vendoste banderolën, bëri disa foto dhe më pas u largua i qetë. Topalli ishte një nga figurat historike të PD që nuk u vendos në listën e kandidatëve për deputetë të Bashës, dhe e ka kërkuar dorëheqjen e tij para 1 muaji ndërkohë që ishin ende në fushatë. Ish deputetja e PD e ka kritikuar dhe mungesën e dorëheqjes pas humbjes, ndërsa nuk dihet ende nëse do të kandidojë për garën e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. 

jozefinagenar.jpg

Article Logic
Execution time: 0.001478910446167