INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djegia e mandateve/ Rudina Hajdari thyen heshjen! Ja pse heshti për gjithë këto ditë

Djegia e mandateve/ Rudina Hajdari thyen heshjen! Ja pse heshti për gjithë këto ditë

Publikuar më: 08:15 25-02-2019

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, ka reaguar mbrëmjen e sotme me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thyer heshtjen.

Vajza e Azem Hajdarit, thotë, mes të tjerash, se prezenca e saj jashtë vendit por edhe disa arsye që i shpjegon më poshtë, e kanë mbajtur larg një vendimi, për dorëzimin e mandatit.

“Nuk ka kaluar kohë shumë e gjatë nga 8 dhjetori 2018 kur shpreha gaditëshmërinë time të sinqertë për të lënë mandatin e deputetit e për t’u bashkuar me studentët për kauzat e kombit, “për ndërtimin e një sistemi të vërtetë demokratik në Shqipëri”, por ky propozim ishte në një kontekst komplet të ndryshem nga ai që është tani. Bëhej fjalë për sakrificë politike individuale për t’iu ardhë në ndihmë studentëve në kauzën e tyre dhe jo për vendim kolektiv i cili pritet të ketë rrisqe.

Ju lutem të më mirëkuptoni se nuk kam mundur të shprehem për këtë çështje prej mbrëmjes të së premtes që jam kthyer për shkak të disa problemeve shëndetësore. Qëndrimin tim do t’a bëj publik shumë shpejt.

E kam shumë të qartë misionin tim si person politik por edhe si qytetare, do të jem gjithmonë e rreshtuar përkrah me demokratët, të rinjtë, studentët dhe qytetarët Shqiptarë në interesin kombëtare për një Shqipëri demokratike dhe Evropiane”, – shkruan Rudina Hajdari.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271