INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djegia e mandateve të deputetëve? Kryemadhi: Meta dhe ministrat e LSI janë përgjuar për 4 vite rresht

Djegia e mandateve të deputetëve? Kryemadhi: Meta dhe ministrat e LSI janë përgjuar për 4 vite rresht

Publikuar më: 22:30 29-01-2018

E pyetur nga gazetari Ilir Babaramo nëse LSI është gati të djegë mandatet e deputetëve, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u përgjigj se kjo është lojë e Edi Ramës. Sipas saj, kryeministrit i intereson mungesa e dialogut politik pasi BE ka paralajmëruar çeljen e negociatave ne muajin qershor por sfida e qeverisë është Reforma në Drejtësi.
“Djegia e mandateve është lojë e Ramës, atij i intereson. Berisha kishte një mendim personal. Por unë e shoh, se nxitja, djegia e mandateve është lojë e Ramës. Një nga aresyet e hapjes së negociatave është dialogu poliik, djegia e mandateve bën të pamundur hapjen e dialogut politik.” Kështu i është përgjigjur Monika Kryemadhi gazetarit Ilir Babaromo i cili e pyeti nëse LSI është gati të djegë mandatet e deputetëve.

“Ne do t’ia japim shansin deri në qershor, për hapjen e negociatave, por ka një betejë shumë të madhe për reformën në drejtësi. Qëndrimi ynë si LSI ka qenë i qartë, negociatat duhet të hapen menjëherë.”

Ilir Babaramo: Nëse nuk hapen?

Monika Kryemadhi: Na është premtuar nga SHBA dhe BE se hapja e negociatave do bëhet pas reformës në drejtësi.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se ministrat e LSI janë përgjuar 4 vite rresht nga Ministria e Brendshme. Sipas saj, pjesë e përgjimeve ka qenë edhe ish-kryetari i Kuvendit, aktualisht President i Republikës Ilir Meta.

Monika Kryemadhi: "Kujtoj që ministrat e LSI ishin të survejuar nga Ministria e Brendshme e Tahirit. Janë përgjuar në mënyrë permanente, në zyra në makinë, kudo. Të mos them pastaj për zhveshjen e kompetencave. Drejtorët e LSI kanë qenë të përndjekur për 4 vjet. Në Ministrinë e Brendshme do gjeni sot jo vetëm zbardhje të bisedave të ministrave të LSI...por edhe të ndonjë personi tjetër".

Ilir Babaramo: Të kujt tjetër, kryetarit të atëhershëm të Kuvendit?

Monika Kryemadhi: Po, sigurisht.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023610591888428