INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do hynin në Britani me dokumenta false, arrestohen 126 shqiptarë në Barcelonë

Do hynin në Britani me dokumenta false, arrestohen 126 shqiptarë në Barcelonë

Publikuar më: 20:19 18-08-2016

Policia spanjolle ka ndaluar 126 shqiptarë në Barcelonë, bëjnë me dije mediat angleze.

126 shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle në Barcelonë, raportojnë mediat angelze. Sipas këtyre mediave, shqiptarët do të hynin në Britaninë e Madhe me dokumenta false.

Shqiptarët janë arrestuar të gjithë në aeroportin “El Prat” dhe gjatë kontrollit u janë gjetur dokumenta false greke dhe italiane, të cilat do i përdornin për kalimin e kufirit. Aeroporti i Barcelonës do të përdorej si transit nga personat e arrestuar për të arritur në destinacionin final.

Një zëdhënës i policisë spanjolle ka deklaruar se shqiptarët kanë hyrë në zonën Shengen nga Italia dhe Greqia, me dokumentat e rregullta të Shqipërisë. Pasi kanë arritur në këto dy vende, personat në fjalë kanë marrë dokumentat false dhe më pas janë nisur drejt Spanjës.

Sipas zyrtarëve spanjollë, janë sekuestruar 172 dokumenta të falsifikuara italiane dhe 27 dokumenta greke, përfshirë pasaporta, karta identiteti dhe patenta makine, të gjitha false.

Article Logic
Execution time: 0.0038638114929199