INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Do ja nxi jetën Kryeministrit”/Kandidati për bashkinë e Kolonjës: Ndoshta bëjmë edhe çudinë

“Do ja nxi jetën Kryeministrit”/Kandidati për bashkinë e Kolonjës: Ndoshta bëjmë edhe çudinë

Publikuar më: 15:42 15-06-2019

Erion Isai kandidati për Bashkinë e Kolonjës gjatë prezantimit para elektoratit për zgjedhjet e 30 qershorit, ka deklaruar se është vetëm 30 vjeç dhe se kishte nisur punë që në moshën 15 vjeçare.

Isai është zotuar se do ja nxijë jetën Kryeministrit dhe ministrave për të çuar projekte dhe investime në Kolonjë.

“Unë jam 30 vjeç, kam punuar që në moshën 15 vjeçare si aktor. I preka të gjitha falë vizionit të Dritan Hoxhës. Ju premtoj që do me gjeni çdo ditë në çdo fshat dhe në dy qytetet. Të dy qyteteve u mungojnë streha sociale dhe ambientet ku të grumbullohen dhe të takohen e të flasin me njëri tjetrin.

Ju premtoj se nga çdo ministër dhe deri të kryeministri, çdo ditë të javës do ja nxijë jetën për projekte dhe për investime.

Ndoshta do bëjmë dhe çudinë që Niko Peleshi të braktisë Korçën që të vij në Kolonjë për pushime”, tha Isai.

Article Logic
Execution time: 0.0041570663452148