IN SMART TECH MOBILE APPS CARS VIDEO
Do t’ju pëlqejë ky opsion i ri i Facebook

Do t’ju pëlqejë ky opsion i ri i Facebook

Publikuar më: 11:28 19-03-2016

Tani mund të personalizoni foton tuaj ne Facebook me anë te shumë kornizave të reja. Me anë të këtyre kornizave mund të tregoni mbështetjen tuaj per skuadrën e futbollit qe ju preferoni.

Bëhet fjalë për korniza të ndryshme që mund t’i vendosni në foton e profilit, njësoj siç bënë shumë përdorues pas sulmit terrorist të ndodhur në Paris në Nëntor, në shenjë sensibilizimi për viktimat.

Tashmë, rrjeti social sjell korniza të ndryshme që kanë për qëllim të shprehin mbështetjen për një skuadër futbolli, një çështje apo moment të caktuar.

Ato shfaqen përreth fotos së profilit duke zënë një pjesë të saj, por duke e lënë të dukshme foton. Këto korniza vijnë bashkë me opsionin që të qëndrojnë për një kohë të caktuar në foto dhe më pas të hiqen automatikisht.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783