INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të blini makinë? Kujdes, sigurohuni të jetë me standard euro 5

Do të blini makinë? Kujdes, sigurohuni të jetë me standard euro 5

Publikuar më: 16:42 26-12-2017

Shtyhet me 6 muaj zbatimi i vendimit që në Shqipëri të lejohet vetëm importin i makinave duke filluar nga euro 5. Shkak për këtë është bërë drafti ligjor, i cili nuk kaloi në kohën e duhur në parlament, pasi ai është ende në fazën e konsultimeve. Burime për IN TV bënë të ditur se në fillim të janarit do të nisë dhe shqyrtimi i draftit, i cili parashikohet që brenda 6 mujorit të parë të 2018 të hyjë në fuqi. Në bazë të këtij drafti nga qershori 2018 do lejohet vetëm importi i makinave me standard duke filluar nga Euro 5 e lart, ndërsa për makinat në vend që i përkasin euro 1 dhe euro 2, të cilat i përkasin viteve të prodhimit 1993 deri në 1997, pronarët e tyre do tu duhet të ndërhyjnë dhe të arrijnë standardi euro 3. Ky është vendimi i parashikuar në draftit e ministrisë së turizmit dhe mjedisit dhe që ka marrë dakortësinë e ministrive të Infrastrukturës dhe të Energjisë si dhe asaj të Financës dhe të Ekonomisë, i cili ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit nga automjetet e vjetra. 

Blendi Klosi:
“Vlen të theksoj rinovimin e strukturës së mjeteve që duhet të shkojë paralelisht me nxitjen e masave për importimin e mjeteve Euro 5 dhe 6, përmirësimin e cilësisë së karburantit që tregtohet në Shqipëri, nxitjen e iniciativave ekonomike të transportit publik dhe atij ekologjik, nxitjen e investimeve private në transportin publik”.
Ky vendim pritet të ketë një impakt pozitiv në mjedis, por një efekt krejt tjetër tek qytetarët, të cilëve do tu duhet që të blejnë makina të 10 viteve të fundit e që kushtojnë shumë më tepër. Por dhe ata që disponojnë një automjet do të detyrohen që ta përshtatin atë me euro 3 ose në të kundërt duhet ta nxjerrin nga qarkullimi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656