Radhë kilometrike janë shënuar ditën e sotme në doganën greke si pasojë e ndërprerjes të punës nga pala greke.
Punonjësit e doganës greke prej orë 03.00 për shkak të një ndërhyrje që po bëhet në sistemin kompjuterik ku regjistrohen të dhënat e qytetarëve dhe të automjeteve, kanë ndërprerë punën.
Lajmi u bë i ditur nga autoritetet shqiptare pasi ishin vënë në dijeni nga ato greke.