INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dokumentari që ekspozon tmerrin e jetës në Arabinë Saudite

Publikuar më: 12:44 21-03-2016

Imazhe të tilla jemi mësuar t’i shohim kur publikohen nga mediat e terroristëve të Shtetit Islamik. Por kjo pamje vijnë nga Arabia Saudite. 5 të varurit janë grabitës, të dënuar me vdekje dhe që ekzekutohen publikisht për t’u bërë shembull përpara popullit.

Ky dokumentar është transmetuar dhe shfaq skena të tmerrshme të jetës së përditshme në Arabinë Saudite, një nga më të përgjakshmet në tërë vendet e botës, shkruan “Daily Mail”.

Përveç pesë meshkujve të ekzekutuar, ata kanë dënuar edhe një grua e cila ka  vrarë vajzën e vogël të burrit të saj. Atë e kanë ekzekutuar duke e goditur me shpatë rreth qafës së saj edhe pse ajo gjatë aktit bërtiste: “Unë nuk e kam bërë”.

Ne kemi dëgjuar për gjithë brutalitetin e regjimit saudit, por ajo që e bënë këtë dokumentar edhe më trishtues është ajo çka shohim në kamerë.

Në një tjetër skenë shihet një mashkull i veshur me rroba të bardha, ashtu siç vishen zakonisht burrat sauditë, ku shihet duke ngre shpatën mbi kokën e tij dhe duke e vrarë.

Megjithatë, Arabia Saudite mbetet një nga aleatët më të ngushtë të Britanisë, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në mbarë botën.

Ne ju shesim armët. Ata na shesin naftë. Familjet mbretërore nga çdo vend janë shumë afër. Princi Charles ka bërë udhëtime të shumta në mbretërinë tonë dhe kur mbreti Abdullah vdiq vitin e kaluar, flamujt në Westminster fluturuan një kohë të gjatë për një sundimtar të huaj, kanë thënë njerëz që kanë kryer vrasjet.

Në Arabinë Saudite, edhe një kritikë shumë e vogël ndaj regjimit mund të rezultojë me një dënim me vdekje apo burgim.

Kodet morale zbatohen edhe nga policia fetare të cilët tërë kohën patrullojnë rrugët dhe qendrat tregtare.

Blasfemia e njohur tek ata si ‘Sharja e Zotit’, është e dënueshme me gurë ose me ekzekutim. Ata të cilët dikush i dënon duke i dëgjuar që fyen Islamin dënohet me dhjetë vjet burgim ose me 1000të godituar me gurë.

Kjo gjë është duke u mbajtur e fshehtë nga bota e jashtme, sepse është e pamundur që gazetarët të arrijnë të raportojnë diçka të tillë nga ai vend. Në të vërtetë është shumë e vështirë edhe për të shkuar si turist.

Gjithashtu komplet dokumentari nuk është shfaqur ende në rrjetet sociale për arsye se përmban skena shumë të tmerrshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887