INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doli e pastër pas Vettingut, Mirela Fana në ‘sitën’ e dytë

Doli e pastër pas Vettingut, Mirela Fana në ‘sitën’ e dytë

Publikuar më: 08:26 16-07-2018

Mirela Fana ishte ndër të paktët anëtarë të sistemit të drejtësisë që kaloj fazën e parë të Vettingut. Por kjo nuk ka “kënaqur” Komisionerin Publik, i cili ka ankimuar vendimin. Për këtë arsye në Komisionin e Pavarur të Apelimit ka nisur këtë të hënë seanca për shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të KPK për Mirela Fanën.
Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana dhe përfaqësuesi i saj ligjor nuk janë paraqitur në seancë.
Trupa gjykuese tërhiqet për të marrë vendim për vazhdimin e procedimit.
Zonja Fana ka dhënë dorëheqjen në janar të vitit 2017, si anëtare e Gjykatës së lartë.
Ankimimi i Komisionerit u regjistrua në Kolegjin e Apelimit ku u hodh shorti për trupën gjykuese të çështjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385