INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu deputetëve: Votoni pro reformës edhe pa arritjen e konsensusit

Donald Lu deputetëve: Votoni pro reformës edhe pa arritjen e konsensusit

Publikuar më: 10:45 07-07-2016

Ndikimi politik në sistemin e drejtësisë e bën domosdoshmëri miratimin e reformës në sistemin e drejtësisë. Kështu shkruan Ambasadori Amerikan në vendin tonë Donald Lu, në një letër publike drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamentit Shqiptar. Puna për më shumë se dy vite në hartimin e kuadrit ligjor, ku siaps Donald Lu është punuar për tu dëgjuar zëri i opozitës e po ashtu dhe ai shumicës. Në këto situatë Donald Lu thotë se tashmë ka ardhur koha për të marrë një vendim për këtë reformë, dhe kjo duhet të bëhet më datë 21 Korrik.
Donald Lu:
“Ka ende kohë që udhëheqësit politik të gjejnë një kompromis që mund të mbështett si nga opozita, ashtu edhe nga mazhoranca. Duhet ta mbështesim të gjithë kërkimin për kompromis. Megjithatë, nëse udhëheqësit politik nuk e duan kompromisin dhe nuk bien dakord për një tekst të përbashkët, ju bëjmë thirrje që ju ta votoni reformën. Paragrafi 87, i raportit të Komisionit të Venecias thotë se projekti i tanishëm i reformës është një propozim koherent e i shëndoshë dhe se është në përputhje me standartet evropiane. Shtetet e Bashkuara besojnë se kjo reformë është jetike për të ardhmen tuaj. Ju bëjmë thirrje që më 21 korrik të voroni pro reformës në drejrtësi.
Donald Lu ka dhe një qëndrim publik mbi rekomandimin 88 të Komisionit të Vendecias, për cilën një ditë më parë opozita lajmëroi se është tërhequr.
Donlad Lu:
“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kundërshtuar vendet e rezervuara sepse kjo formulë do ti etiketonte menjëherë anëtarët e komisionit të vetingut ose pro qeverisë ose por opozitës. Vetingu ka për qëllim të kthejë besimin në gjyqsor duke larguar manipulimet partiake. Ndikimi i qartë politik sugjeron se modeli i vendeve të rezervuara do të minonte këtë besim. Kemi vazhduar të nxisim si qeverinë ashtu dhe opozitën të gjejnë kompromis që është në përputhje me opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe që do të shmangë etiketimin politik të anëtarëve të komisionit të vetingut”.
Për ambasadorin Lu koha është e mjaftueshmë që dy palët të arrijnë kompromisin mes tyre, lidhur me një nga reformat më të rëndësishme në vend, ajo e drejtësisë. E kjo reformë do të bënte një hap tjetër pozitiv të Shqipërisë drejt integrimit në familjen e madhe Euvropiane.

Article Logic
Execution time: 0.0037431716918945