INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Donald Lu: Fitorja e Trump nuk ndryshon marrëdhëniet Shqipëri - SHBA [VIDEO]

Publikuar më: 10:04 09-11-2016

Nuk do të ketë ndryshime në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, pas zgjedhjes së Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kështu deklaroi ambasadori Donald Lu në një konferencë për mediat, menjëherë pasi Trump mbajti falimin e fitores. Lu ka zgjedhur ti japë një mesazh të drjetpërdrejtë edhe për politikën shqiptare, duke thënë se marrëdhëniet mes të dy vendeve nuk do të ndryshojnë, duke tentuar kështu të shuajë gjithë debatin mbi qëndrimin e Kryeministrit Rama për Donald Trump.
Donald Lu:
“Këto zgjedhje ishte një votë për ndryshim në Amerikë por nuk do të thotë ndryshim mes marrëdhënieve SHBA- Shqipëri. Ne jemi aleatë të NATO-s, jemi partnerë në Afganistan. Jam besim plotë se marrëdhëniet do të mbeten të ngushta në administrën Trump”.
Donald Lu nuk nguroj që të përcjellë edhe një mesazh të qartë për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri. Ambasadori Donald Lu u shpreh besimplotë se populli shqiptar do të bëjë zgjedhje të mençur
Donald Lu:
“Ndërsa Amerika i jep fund kësaj stine fushate politike, Shqipëria po hyn në të sajën. Teksa ne fillojmë të shërojmë ndarjet e popullit në të djathtë e në të majtë në Amerikë, shqiptarët do të nisin një debat të madh që do të kulmojë me zgjedhjet e qershorit. Si dy demokraci të mëdha më lejoni t’ju ofroj shpresën në emër të të gjithë amerikane që ndodhen këtu sot se populli shqiptar do të bëjë zgejdhje të mençura, që ai do debatojë mbi çështjet e pasojave dhe që do vazhdojë të rrokë vlerat demokratike që e lidhin Shqipërinë me Europën dhe SHBA-në.”

Article Logic
Execution time: 0.0032658576965332