Duke u munduar “të mburret” është bërë “gazi i botës”. Presidenti i SHBA-ve ka postuar në Twitter një status në të cilin shkruan se sipas revistës prestigjioze “Time Magazine”, ai do të merrte çmimin e “Njeriut të Vitit”, por e ka refuzuar atë.
Sigurisht që një deklaratë e tillë nuk i ka pëlqyer revistës së njohur dhe kanë reaguar menjëherë.
“Presidenti e ka gabim mënyrën se si mendon që ne e zgjedhin njeriun e vitit. Time nuk jep asnjë koment rreth zgjedhjes së saj para publikimit, i cili do të jetë në 6 dhjetor.”- shkruhet në Tëitter.
Edhe vitin e kaluar revista quajti Donald Trump si ‘Njeriun e Vitit’, por e sqaroi përzgjedhjen e saj duke thënë se një çmim i tillë i është dhënë duke u bazuar mbi ifluencën dhe impaktin që ka patur figura e tij tek njerëzit.