INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Trump, gati skuadra e re, mes emrave edhe Rudi Giuliani

Donald Trump, gati skuadra e re, mes emrave edhe Rudi Giuliani

Publikuar më: 14:26 11-11-2016

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka përcaktuar një listë prej 41 emrash për administratën e ardhshme amerikane që do të drejtojë vendin zyrtarisht pas datës 20 janar 2017.

Mes emrave të individualizuar, është ai i ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut Rudi Giuliani, i cili është në “pole” për postin e ministrit të Drejtësisë dhe deputetit Duncan Hunter, si shefi i mundshëm i Pentagonit.

Sa i përket pozicioneve kyçe ka pasiguri, e megjithatë në media po përvijohen disa prej bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, është një prej 5 emrave që qarkullojnë për dy poste, atë të ministrit të Drejtësisë ose të Brendshëm.

Në garë me të janë guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson, ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudi Giuliani dhe guvernatorja e Oklahomes, Mary Fallin.

Sa i përket pozicionit strategjik të Sekretarit të Shtetit, emri më i përfolur është ai i John Bolton, një diplomat me shumë përvojë. Detyra e tij e fundit ka qenë ajo e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në OKB nën administratën e George W.Bush nga 2005 në 2006.

Vitet e fundit Bolton është aktivizuar si lobist dhe ka qenë gjithashtu këshilltar i politikës së jashtme të Mit Romney-t, kandidat në presidencialet e 2012-s, kritiku më i ashpër i Donald Trumpit.

Thesari mund të shkonte për Steve Mnuchin, ish-partner i “Goldman Sachs”, dhe eksponent i një prej familjeve më në zë të financave në Nju Jork. Mnuchin ju afrua Trumpit që në pranverë me detyrën për të gjetur donatorët e mundshëm për fushatën. Edhe pse nuk grumbulloi shumë, ruajti besimin e presidentit të sapozgjedhur.

Article Logic
Execution time: 0.0032598972320557