NATO, aleanca ushtarake më e fuqishme në botë, përbëhet nga vendet e Atlantikut Verior. Ndër to Shba është vendi lider. Për të qenë lider sigurisht që duhet të jesh më lart se të tjerët dhe nga ana ushtarake kjo gjë kërkon investime. Investimet e Shba për NATO-n kanë qenë kolosale deri më tani, por vendet e tjera mbase kanë përfituar pak nga ky lidership.
Donald Trump ka njoftuar në tëeet-in e tij të fundit që kjo gjë do të ndryshohet. Për momentin shifrat i japin të drejtë presidentit. Qëkur ai ka ardhur në pushtet, fuqia më e madhe e botës ka shtuar buxhetin ushtarak me 4%, në një kohë kur Gjermania e ka rritur veç me 1%, kurse Franca dhe Britania e Madhe e kanë ulur këtë të fundit.
Trump kërkon ndryshime dhe realisht në një kohë kur kërcënimit rus i shtohet dhe ai kinez, presidenti ka mjaft të drejtë. Sidomos po të shohim që Shtetet e Bashkuara paguajnë 90% të fondit të përgjithshëm të aleancës.