INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Trump “Qytetar Nderi” i Bashkisë Kamëz [FOTO]

Donald Trump “Qytetar Nderi” i Bashkisë Kamëz [FOTO]

Publikuar më: 18:56 23-11-2016

Ndërkohë që për disa ditë me rradhë ishte çështje debati zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkia Kamëz e ka nderuar atë me titullin qytetar nderi.

Vendimi i papritur është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Kamzës me motivacionin:

Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne”.

Njoftimi i plotë i Bashkisë Kamëz:

Bashkia Kamëz i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” Presidentit amerikan të sapozgjedhur, z. Donald Trump. Ky titull iu akordua Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Kamzës. Këshilltarët e qytetit e votuan në mënyrë unanime projektvendimin në të cilin propozohej shpallja “Qytetar Nderi” të Presidentit amerikan Donald Trump, me motivacion: “Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne”. Donald John Trump lindi me 14 qershor 1946 New York. U diplomua në vitin 1968 në Universitetin e Ekonomisë në Pensilvani. Në vitin 1971 ai u bë president në firmën e ndërtimit “Elizabeth Trump and the Son” dhe e quajti atë “Organizata Trump”, duke e bërë atë një ndër shoqëritë më të fuqishme në botë. Në vitin 2016 ai u nominua për President të të gjithë amerikanëve duke thyer çdo rekord votuesish si një model revolucionar i rendit të ri demokratik në mbarë botën. Ai premtoi se “do të punojë edhe me ata që nuk e mbështetën për të bashkuar vendin, pasi fushata e tij ishte një lëvizje e madhe, nga njerëz që duan një vend më të mirë për veten dhe familjen. Ishte një lëvizje që përfshiu të gjitha racat, gjinitë, fetë për ta bërë Amerikën të madhe sërish”… Edhe pse media kërkoi që Trump të linte garën - ai kurrë nuk u dorëzua, nuk i zhgënjeu mbështetësit e tij, pasi arriti të ridimensiononte format e komunikimit publik direkt me qytetarët. Trump nënvizoi se çështjet që do të trajtonte si President ishin: dhuna në Amerikë, ekonomia, emigracioni, tregtia, terrorizmi. Plani i tij do të vendosë Amerikën, interesat e popullit amerikan dhe sigurinë amerikane në vend të parë, duke rivlerësuar raportet gjeopolitike në botë në të mirë të të gjithëve. U betua ndaj çdo qytetari se do të ishte President i të gjithë amerikanëve. Me një vetëbesim, i stuhishëm, Donald Trump njihet për vendosmërinë në atë që beson. Për këto arsye, dhe shumë të tjera, miliona njerëz besuan dhe votuan që Donald Trump të jetë një President i madh Amerikan.

Ja cilat janë disa nga arsyet:

1. Ai është konservativ në çështjet e ekonomisë, politikës së jashtme, harmonisë fetare.

2. Ai mund të administrojë ekonominë, duke e përmirësuar atë me krijimin e vendeve të reja të punës.

3. Nuk do të ndalojë së pushuari duke kërkuar vëmendjen e publikut duke komunikuar me ta.

4. Nga të gjithë kandidatët e tjerë, Donald Trump është i vetmi President që gëzon respektin e botës duke pasur një përvojë të mjaftueshme në fushën e ekonomisë duke hequr dorë nga paga e tij si President për ta venë në dispozicion të njerëzve në nevojë.

“Donald Trump - pasqyron më të mirën, atë të “vlerave të New York-ut” - dhe ofron shpresën më të mirë, për të gjithë amerikanët, të cilët me të drejtë ndjehen të tradhtuar nga e gjithë klasa politike"

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211