INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Trump shokon përsëri

Donald Trump shokon përsëri

Publikuar më: 12:46 28-03-2016

Vetëm disa ditë para Samitit të Sigurisë Bërthamore në Washington, mikpritës i të cilit do të jetë kryetari amerikan Barack Obama e në të cilin do të marrin pjesë 56 delegacione, kandidati për nominim i Partisë Republikane, Donald Trump ,e ka dyfishuar kritikën e vet ndaj NATO –s dhe e ka kërkuar transformimin tij.

“NATO është plakur”, ka thënë Trump për televizionin ABC duke thënë se kjo aleancë është e bazuar në kohë të shkuar, kur kërcënimi kryesor i Perëndimit ka qenë Bashkimi Sovjetik. “NATO sot nuk është i përshtatshëm për luftë kundër terrorizmit dhe ai i kushton shumë SHBA –së dhe se për këtë arsye duhet zvogëluar e riorganizuar”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se nëse bëhet kryetar, do të shqyrtonte mundësinë që Koresë Jugore t’ia lejonte zhvillimin e armëve bërthamore pa u mbështetur në SHBA-në për t’u mbrojtur nga Koreja Veriore e Kina që do të ishte shmangie nga standardet politike amerikane.

Miliarderi amerikan, siç ka thënë, ndoshta, do ta ndërpresë blerjen e naftës nga Arabia Saudite dhe vendet tjera arabe nëse ato nuk dërgojnë trupat tokësore në luftë kundër Shtetit Islamik ose nuk e paguajnë SHBA-në që ta bëjë këtë luftë.

Rivali i tij Ted Cruze idetë e Trumpit rreth NATO-s i ka quajtur “marri katastrofale”.

Article Logic
Execution time: 0.0031909942626953