INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Tusk: Emigrantët mund të strehohen në Shqipëri ose Tunizi

Donald Tusk: Emigrantët mund të strehohen në Shqipëri ose Tunizi

Publikuar më: 14:46 20-06-2018

Çështja e emigrantëve është shndërruar në një nga temat më të nxehta  në të gjithë Europës. Dhe pjesë e debatit për strehimin e emigrantëve që vijnë nga vendet e luftës është bërë edhe Shqipëria.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk shkruan  gazeta Politico.eu, ka propozuar  që liderët e BE të krijojnë një platformë rajonale të zbarkimit të emigrantëve, një platformë që do të krijohet jashtë Unionit.

Qëllimi i saj është që zyrtarët të dallojnë refugjatët që kanë nevojë për mbrojte nga emigrantët  ekonomik, të cilët duhet të rikthehen në vendin e tyre të origjinës.

Një propozim i tillë sjell dhe zhvendosjen e refugjatëve drejt vendeve jashtë Bashkimit Europian.

Drafti i propozuar nga Tusk,shkruan faqja zyrtare e BE, Politico.eu,  synon të lehtësojë krizën politike lidhur me çështjen e emigrantëve  dhe azilkërkuesve,  që ka prekur Europën që prej viti 2015.

Koncepti i platformës së zbarkimit,  e cila do të duhet të implementohet në bashkëpunim me UNHCR dhe Organizatën Ndërkombëtare të Emigracionit, do të krijojë një mekanizëm  përmes së cilës,  Unioni  i jep fund edhe linjave të ashpra  për kontrollin e kufijve, linja të kërkuara së fundmi nga shumë shtete.

Por kjo ide, citohet në shkrim, do të sillte edhe pakënaqësi duke theksuar se në këtë mënyrë  liderët e BE po e transferojnë problemin e tyre  duke krijuar  qendra për emigrantët në zonat më periferike të Europës.

Dhe mes partnerëve potencialë ku mund të strehohen emigrantët shkruan revista është Shqipëri dhe Tunizia, por sipas ekspertëve është ende herët për të spekuluar .

Drafti i Tusk i përbërë nga 7 pika do të prezantohet në fund të këtij muaji gjate samitit ku do të jenë të pranishëm liderët e BE.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219