INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të jetoni në Antikythera? Pa bërë asnjë punë ishulli grek ofron 450 euro dhe jo vetëm kaq

Doni të jetoni në Antikythera? Pa bërë asnjë punë ishulli grek ofron 450 euro dhe jo vetëm kaq

Publikuar më: 11:38 09-07-2019

Drejtuesit e ishullit grek Antikythera duan të popullojnë vendin dhe vetëm për këtë arsye do t’i paguajnë 450 euro të gjitha familjeve që vendosin të transferohen aty për të jetuar përgjithmonë.

Jo vetëm kaq po kanë njoftuar se do t’i ofrojnë të gjitha familjeve që do të shkojnë aty, tokë falas për të ndërtuar shtëpitë e tyre.
Ishulli ka një popullsi të përhershme prej 24 banorësh dhe gjatë sezonit të verës shkon deri në 40 banorë.
Të rinjtë e këtij ishulli janë zhvendosur në qytete të tjera të Greqisë, prandaj edhe pjesa më e madhe e banorëve të ishullit janë të moshuar.
Prioritet kanë familjet me fëmijë të vegjël. Mësohet se paratë financohet nga Kisha Ortodokse e Greqisë, e cila do të paguajë për 3 vitet e para shumën prej 450 eurosh për secilën familje që vendos të trasferohet aty për të jetuar.

Kryetari i Bashkisë së Antikythera tha në një deklaratë për mediat se ky ishull duhet të popullohej sërish, dhe se ata donin që t’i bashkoheshin familje me fëmijë. Që prej momentit të parë kur u bë lajmërimi, të shumta kanë qenë telefonatat që kemi marrë nga familje të shumta që duan të transferohen këtu. Vendet e punës që mund të ofrohen për të gjithë ata që do të vijnë në këtë ishull janë: peshkatar, ndërtues, bukëpjekës, etj.

Dyqanet në këtë ishull janë të paktë, nuk ka kasë për gjërat që mund të blini dhe ekzistenca e një banke as nuk mund të mendohet. Pak a shumë jetohet si në "mesjetë".

Article Logic
Execution time: 0.0042259693145752