INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëzimi i 300 byzylykëve, Ministria e Drejtësisë: Ja pse nuk u zhvillua testimi sot

Dorëzimi i 300 byzylykëve, Ministria e Drejtësisë: Ja pse nuk u zhvillua testimi sot

Publikuar më: 17:48 10-08-2017

Dorëzimi i 300 byzylykëve elektronikë 1.5 mln euro, për monitorimin e të dënuarve u bë një ditë më parë në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa sot do të kryhej testimi i funksionimit të pajisjeve në prani të përfaqësuesve të kompanisë. Ministria e Drejtësisë ka sqaruar përmes një deklarate për mediat se këtë të enjte nuk është paraqitur asnjë zyrtar i kompanisë.

Sipas procesverbaleve te nënshkruara midis kompanisë dhe grupit të punës ne Ministrinë e Drejtësisë, do të duhej të kryhej procesi i verifikimit të funksionaliteteve të pajisjeve, me qëllim përfundimin e procesit të marrjes së tyre në dorëzim. Sipas Ministrisë, fillimisht u ra dakord që procesi sot të fillonte në orën 9.00, por përfaqësuesit e kompanisë nuk u paraqiten.

Për këtë arsye, grupi i punës rinjoftoi kompaninë që procesi do fillonte ne oren 16.00. Edhe në orarin e ri përfaqësuesit e kompanisë nuk u paraqiten. Grupi i punës ka vendosur që të bëjë testin e njërës prej pajisjeve për të parë funksionalitetin. Në varësi të këtij testimi, do të njoftohen edhe masat ligjore që do të marrë Ministria e Drejtësisë mbi këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438