Aktivistët e “Animal Rescue Albania” kanë dorëzuar pranë kuvendit mbi 37.527 firma për miratimin e një ligji për të mbrojtur kafshët nga keqtrajtimi dhe dënimin e këtij akti.
Fal një angazhimi të aktivistëve dhe të kafshedasheve, mbledhja e firmave në të gjithë vendin u bë brenda pak javëve.
Nisma e kësaj kauze mori shkas nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ku një adoleshent vret pa mëshirë qenin e tij me sëpatë.
Kësaj nisme kaq humanitare dhe të nevojshme iu bashkuar dhe televizioni INTV.