INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëzohet autori i 3-të i dyshuar për vrasjen e dy kushërinjve në Laç

Dorëzohet autori i 3-të i dyshuar për vrasjen e dy kushërinjve në Laç

Publikuar më: 15:28 30-04-2019

Është dorëzuar në polici edhe bashkëpunëtori i tretë i dyshuar i vrasjes së dy kushërinjve Jushi, ngjarje e ndodhur të dielën në mbrëmje në qytetin e Laçit.

Policia bën me dije se është vetëdorëzuar shtetasi me Manuel Bushi, 23 vjeç banues në Laç.

Paraditen e sotme pas negociatave të famijes u vetëdorëzuan në polici dy autorët e vrasjes dy kushërinjve Mikel e Jani Jushi.

Të rinjtë Markel dhe Vinçens Bushi 25 vjeç dhe 28 vjeç, edhe 23 vjeçari Manuel Bushi janë tashmë në pranga.

Kelvin dhe Erion Jushi, të njohur dhe me emrat, Mikel dhe Jani, djem xhaxhallarësh, u qëlluan me pistoletë pas një sherri në lokal.

Dyshohet se gjithçka ka nisur nga një debat që 23-vjeçari Manuel Bushi ka pasur me dy personat që mbetën të vrarë. 23- vjeçari ka lajmëruar vëllain e tij dhe djalin e xhaxhait, të cilët kanë shkuar në lokal me armë.

Article Logic
Execution time: 0.0033178329467773