INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dosja ÇEZ, PS sulm të ashpër Prokurorisë

Dosja ÇEZ, PS sulm të ashpër Prokurorisë

Publikuar më: 15:50 07-11-2017

Prej dy ditës Prokuroria është venë në shënjestër të deputetëve socialistë. Pas Taulant Ballës edhe Ulsi Manja ka lëshuar akuza të forta në drejtim të organit të akuzës për çështjen e dosjes ÇEZ. Ulsi Manja doli nga Kryesia e Kuvendit në një deklaratë për mediat.
Ulsi Manja:
“Prokuroria po përpiqet të mbyllë një prej dosjeve të korrupsionit më të mëdha, atë të CEZ. Kush ua ka dhënë të drejtën këtyre prokurorëve që të sillen me drejtësinë si tregtarë pazari? Që të sillen me drejtësinë për të sulmuar dhe mbrojtur në emër të interesave politike dhe korruptive?”.
Sipas Manjës, me dosjen “ÇEZ” po bëhet pazar mes politikës dhe prokurorisë.
Ulsi Manja:
“Prokuroria po bën pazare që vijnë erë të keqe me kilometra larg dhe gjithë Tirana e di. Prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikës dhe padrejtësisë. Po provon një kalbëzim të tmerrshëm të sistemit”.
Deputeti socialist deklaroi se bërja e drejtësisë për çështjen ÇEZ nuk do të ndalet, ndërsa u bëri thirrje prokurorëve, sipas tij, të ndershëm të sistemit.
“Të presin me qetësi vettingun, sepse ora për t’u ndarë i njomi nga i thati brenda sistemit të prokurorisë ka ardhur”.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887